Intervistë me agjentin serb të UDB'së

Express sot sjell vazhdimin e tretë të intervistës me agjentin serb të UDB'së Bozidar Spasic. Ai thotë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka janë vrarë nga shqiptarët, të cilët dikur jetonin në emigracion, e që tani janë në pushtet në Kosovë.

Ish -Agjenti serb Bozidar Spasic në intervistën për Express ka thënë se popullata shqiptare me kënaqësi ka bashkëpunuar me Shërbimin e Sigurimit Shtetëror dhe se shumë bashkëpunëtorë shqiptarë janë përdorur për të spiunuar dhe eliminuar shqiptarët në emigracion.

Spasic thotë se për të kryer punën e tij si agjentë ka pasur edhe përkthyesin për gjuhën shqipe.

Sipas tij, Shërbimi i fshehtë jugosllav ka shtypur shpesh edhe fletushka të rrejshme në shqip.

"Në punën time kam pasur të gjitha mjetet në dispozicion, por edhe përkthyesin e rregullt të gjuhës shqipe kur është dashur për të shtypur ndonjë fletushkë të rrejshme ose edhe gazetat që i kanë botuar emigrantët shqiptarë në Perëndim"

Spasic ka folur edhe për metodat që ka përdorur UDB për të zbrapsur aktivistët shqiptarë.

"Ndonjëherë, ua thenim xhamin e veturës, do të vendosnim ndonjë petardë më të fuqishme në dyer por askush nuk është vrarë pos që është frikësuar"

"Përsëri pyes çka mendoni, kush do të kishte mundur ta dijë se ku banon ta themi Emin Fazliu, Xhafer Shatri, pasi që më nuk më kujtohen emra tjerë, pa treguar ndonjë bashkëmendimtar i tyre, por që ka qenë bashkëpunëtor i yni pra shqiptar" ka shtuar ai.

Ish -agjenti serb ka dhënë versionin e tij për vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës duke thënë se atentati i vitit 1982 është përgatitur nga shqiptarët.

Sipas tij, njerëzit që kanë bërë atentat ndaj tyre tani janë pjesë e pushtetit në Kosovë.

"Me sa di unë Jusuf Gërvalla, Bardhoshi dhe Kadri Zeka janë vrarë pas një takimi të rëndësishëm në të cilën është vendosur që ta dërgojnë një grup terrorist në rrethinën e Ferizajt. Unë për këtë tashmë kam folur. Këtë atentat e kanë përgatitur emigrantët shqiptarë nga Zvicra dhe Gjermania. Bashkëpunëtorë tanë. Ata tani janë aty, në ato hapësira, janë njerëz prominentë dhe madje edhe në pushtet kështu që unë nuk mund të flas për ta. Kur kam folur më kanë akuzuar për falsifikime, shqiptarët ju kanë besuar atyre dhe kjo për mua është një çështje e mbyllur" ka thënë ai.

Spasic insiston se nuk do ti zbulojë asnjëherë emrat e shqiptarëve.

"Për fat të keq shumë nga ata vrasës shqiptarë, tani janë qytetarë lojalë të Kosovës dhe unë shumë prejt tyre i njohë dhe edhe po të më kushtonte me jetë asnjërin prej tyre nuk do ta kishe tradhëtuar. Pra nuk është e vëretëte që nuk kemi mundur të gjejmë shqiptarë për kryerjen e aksioneve e aq më shumë i pavërtetë është konstatimi për ndarjen nacionaletë viktimave dhe të ekzekutorëve.

Vijon nesër: Cili ka qenë roli i Arkan në vrasjet e emigrantëve? Çka thotë Spasic për vrasjet e pasluftës të shqiptarëve që kanë qenë zyrtarë të sigurimit. A ekziston dokumentacion që do të zbardhte secilin vrasje të asaj kohe?

GAZETA EKSPRES Priština - 30.01.2014.

© Božidar Spasić Dizajn Design by Eklipsa
Twitter RSS aktivnosti